ZBARDHIMI I DHEMBEVE


Zbardhimi bëhet në këto mënyra:

1. Office Bleaching: Bëhet në klinikë, zgjat rreth 45 min dhe mund të bëhen disa seanca deri në arritjen e ngjyrës që kërkon pacienti. Lënda aktive është në përqindje të lartë (38%-35% Peroksid Hidrogjeni).

2. Home Bleaching: Merret masa e gojës dhe përgatiten këllëf silikoni, që mbushen me lëndë zbardhuese dhe mbahen në gojë gjatë ditës ose natës. Koha e mbajtjes varion nga 45 min deri në gjithë natën në varësi të përqindjes së lëndës aktive që bën zbardhimin (10%-15%-20%-22% Karbamide Peroksid).

3. Non-Vital Bleaching: Zbardhim që u bëhet vetëm dhëmbëve që u është hequr nervi e kane nderruar ngjyrë. Në këtë rast hiqet mbushja e dhëmbit, vendoset brenda dhëmbit lënda zbardhuese dhe lihet të veprojë 3-5 ditë. Kjo mund të përsëritet disa herë deri sa të zbardhet dhëmbi. Më pas vihet mbushje e përkohshme dhe pritet 10-15 ditë që të stabilizohet niveli i oksigjenit në dhëmb e më pas bëhet mbushja përfundimtare.


Right Menu IconRight Menu Icon