RRETH NESH

Poliklinika Orale dhe Dentare Fi Dent eshtë themeluar në vitin 2018 nën pronësinë e Jesmina Özbey me bashkëpunimin e stomatologëve dhe specialistëve .Në klinikën tonë të vendosur në Beylikdüzü, Stamboll, ne kemi përcaktuar si parim pune risitë teknologjike dhe të dhënat e fundit shkencore, dhe jemi të nderuar dhe krenarë që ju ofrojmë shërbimin më të mirë.


İlker ÖZBEY | Themelues

Ai ka lindur në vitin 1985 në Stamboll. Ai u diplomua në Universitetin Teknik Yıldız, Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative. Pas gati 10 vitesh përvojë në sektorin privat, ai themeloi Poliklinikën e Shëndetit Oral dhe Dentar Fi Dent me bashkëshorten e tij Jesmina Özbey në 2018. Ai punon si menaxher në klinikë.


Dt. Jesmina ÖZBEY | Stomatologe estetike & Themeluese

E lindur dhe e rritur në Shqipëri në vitin 1991, Jesmina Özbey hyri në Fakultetin e Stomatologjisë të Universitetit të Stambollit si e para në vend në provimin universitar që hyri në vitin 2009 dhe u diplomua në Fakultetin e Stomatologjisë të Universitetit të Stambollit në 2014. Özbey vazhdoj intensivisht studimet për stomatologji duke punuar në klinika private, duke ndjekur risitë aktuale me kurset, kongreset dhe seminaret që ndjek. Jesmina Özbey themeloi Poliklinikën e Shëndetit Oral dhe Dentar Fi Dent në vitin 2018. Ajo flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe shqipe.


Right Menu IconRight Menu Icon